Nis rekonstruimi i godinës së Dermatologjisë dhe Mjekësisë fizikale në Tetovë

Sot ka nisur rekonstruimi godinës së Dermatologjisë dhe Mjekësisë fizikale në Tetovë. Këtë invesitm e ka bërë publike drejtori ekonomik i Spitalit Klinik të Tetovës, Armend Fazliu.

Sipas tij ky investim është nga Ministria e Shëndetësisë.

“Çatia e godinës së Dermatologjisë dhe Mjekësisë fizikale i nënshtrohet rekonstruksionit.
Jemi duke shqyrtuar mundësitë e konstruktit financarë që me mjete vetanake buxhetore të ndërhyjmë edhe në pjesën e brendshme të objektit.
Investimi aktual në rekonstruksionin e çatisë është nga ana e Ministrisë së Shëndetsisë.
Vijon pëkrahja me mjete buxhetore nga Fondi Shëndetsorë i RMV- së edhe për dy njësi tjera shëndetsore, që do ti japin zgjidhje dy problemeve jetike në dy reparte shumë të rëndësishme ku qytetarët marin shërbime shëndetsore” ka shkruar Fazliu

Ndryshe ditë më parë në Spitalin Klinik të Tetovës u sollën 3 EHO aparate të teknologjisë më bashkohore, dy në bllokun Internistik dhe një në repartin Oftalmologjisë.
2 handpis në Oftalmo dhe EHO janë lëshuar në funksion nga mjetet vetanake buxhetore të Spitalit Klinik të Tetovë, ndërsa dy aparatet tjera janë siguruar nga donacionet e operatorëve ekonomik përmes Ministrisë së shëndetësisë! Investimi në total kap kapur vlerën e reth 12 milion denarëve./TS/