Nis peticioni për zgjidhen e problemit me qentë e pastrehë

Në sheshin e qytetit të Gostivarit është vendosur shtandi për mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin e inicuar nga nisma “Gostivari që dua”, për zgjidhjen e problemit me qentë e pastrehë.
Ky fenomen i cili është kthyer në ma*kth për gostivarasit duhet të gjej sa më parë zgjidhjen e nevojshme, prandaj Gostivari që dua fton të gjithë qytetarët që ti bashkangjiten kësaj nisme.

Theksojmë se ditëve në vijim shtandi nuk do të jetë i vendosur vetëm në qendër të qytetit, por i njejti do të zhvendoset nëpër hapësira të ndryshme të Gostivarit.
Kujtojmë që 73 qytetarë të Gostivarit janë su*lmuar dhe kanë pësuar lëndime nga qentë en*dacak që nga viti 2018 – dhe këto janë vetëm disa nga in*cidentet të cilat janë raportuar në polici. Ne të gjithë ende e mbajmë mend 6 Nëntorin e vitit 2018, kur një vajzë 17 vjeçare u mb*yt nga qentë! Dhe akoma nuk është bërë asgjë për t’i mbrojtur qytetarët e Gostivarit!

Ne, qytetarët e Gostivarit, i bëjmë thirrje kryetarit të ardhshëm të Gostivarit dhe të gjithë anëtarëve të këshillit komunal të qytetit që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për t’i dhënë fund këtij ma*nkthi dhe për ta bërë Gostivarin përsëri të sigurt!
Ne kërkojmë që menjëherë të zbatohet ky plan veprimi prej 5 pikash i cili ka për qëllim sigurinë e fëmijëve tanë:

Një ekip për ka*pjen e qenve dhe për ndërhyrjen në raste emergjente;
Të ndërtohet një strehimore e qenve jashtë qytetit;
Sterilizimi i të gjithë qenve en*dacakë në Gostivar;
Eutanizimin e menjëhershëm të qenve en*dacakë ag*resivë;
Menaxhimi profesional i deponisë Rusino dhe menaxhimi i mbeturinave në qytet për të zvogëluar furnizimin me ushqim për qentë en*dacakë.

Nënshkruaje peticionin për ta mbështetur peticionin tonë dhe për ta pastruar Gostivarin nga qentë e pastrehë!
Shtandi do te qendroj ne qender cdo dite nga ora 12:00 deri me 14:00.