Nis mbledhja e BDI-së në Reçicë të Vogël! Ademi: Do të flasim për platformën e legjitimitetit dhe për idenë për veting

Kryesia qendrore e BDI-së, është mbledhur në Selinë Qendrore në Reçicë të Vogël. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi tha se në mbledhje do të diskutohet për draft platformën e legjitimitetit që ka përgatitur Paul Williams, dhe për idenë e vetingut.

“Do të flitet për shënimin e përvjetorit të arritjes së marrëveshjes paqësore të Ohrit, gjithashtu do të diskutohet lidhur me draftin që e ka përgatitur autori i MO-së, z.Paul Williams, që ka të bëjë me sanksionimin e legjitimitetit dhe me respektimin e vullnetit të qytetarëve për formimin e qeverisë, të shprehur në zgjedhje të lira dhe demokratike, po ashtu do të diskutohet me edhe lidhur me politikën të kamotshme që ka të bëjë me vetingun nga ekspertë euro-amerikanë, ekspertë ndërkombëtarë”, deklaroi Ademi.