Nis gjykimi për dy djemtë e Shtipit që rrahën dhe incizuan 21-vjeçaren

Në Gjykatën Themelore të Shtpit ka nisur seanca për dy të rinjt që në janar të këtij viti dhunuar një vajzë në hyrje të një pallati banimi. Që të dy ngarkohen për veprën penale “dhunë” e dënimi mund të jetë nga 6 muaj deri në 5 vjet burgim.

Djemt janë të moshës 23 dhe 26 vjeç, raporton TV21. Avokati i njërit prej të akuzuarve, Valentin Zafirov, para se të fillojë seanca tha se pret gjykim të drejtë. Ai theksoi se për shkak të masave për mbrojtje nga koronavirusi nuk ka mundur të jetë në kontakt me klientin e tij në burgun në Kumanovë, sepse ka qenë në vetëizolim dhe kështu nuk ka mundur të ndërtojë strategji të plotë.

“Gjykatësit të mos ndikohen nga atmosfera që u krijua në opinion, t’i vlerësojnë drejtë rrethanat, ta vlerësojnë Kodin për Procedurë Penale, ashtu të veprojnë dhe të sjellin vendimin e duhur” tha Zafirov.

Përndryshe djemt e akuzuar për dhunë, vetë e patën filmuar rrahjen e vajzës ndërsa videoja u shpërnda online më 2 prill. E dhunuara 21 vjeçare ka marrë ndihmë nga ekipi i qendrës për punë sociale në Shtip dhe i është bërë edhe eko.