Nis ceremonia zyrtare, Hoti ia dorëzon detyrën Kurtit

Ka filluar ceremonia zyrtare e pranim-dorëzimit të detyrës së kryeministrit nga Avdullah Hoti te Albin Kurti
Kryeministri i zgjedhur, Albin Kurti do të pranojë sot detyrën në ora 10:00 ndërsa një orë e gjysmë më vonë do të mbajë mbledhjen e parë të Qeverisë.

Kryeministria në një njoftim për media ka dhënë detaje për agjendën e Albin Kurtit në ditën e parë si kryeministër në mandatin e dytë.
Pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti do të vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Ndërsa, pasdite i njëjti takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.