Nis be*teja për formimin e qeverisë së re

Fillojnë bisedimet për formimin e Qeverisë së re. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dje paralajmëroi Qeveri të qëndrueshme e cila në mandatin katërvjeçarë do të zgjidhë çështjet e shtetit të së drejtës, çështjet ekonomike, shëndetësore por edhe do të vazhdojë proceset e integrimeve evropiane. Qytetarët përmes votimet i japin direktivat dhe pritjet. Falë Zotit koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja mund të formojë Qeveri edhe me BDInë edhe me Aleancën dhe Alternativën varësisht nga largimi i naci*onalizmave varësisht nga një kapitull për pastrimin e gjyqësorit” pohoi Zoran Zaev kryetarë i LSDMsë. Asnjëherë nuk kemi pasur problem si LSDM për përcaktimin e cilitdo kandidat, për cilëndo pozitë në shtet, por për kryeministër gjithsesi se duhet të keni numra. Me 15 deputetë nuk fitohet kryeministri” theksoi Zaev. Kryetari i LSDMsë Zoran Zaev, pas konstituimit të Kuvendit, takimin e parë zyrtar për formimin e Qeverisë së re e realizoi me kryetarin e PDSHsë Menduh Thaçi. Pas takimit nënkryetari i PDSHsë Azem Sadiki, deklaroi se janë ftuar nga LSDMja për të qenë pjesë e Qeverisë së re, por nuk zbardhën detaje nga ky takim. Na u ofrua mundësia që të jemi pjesë e qeverisë së ardhshme nga lideri i LSDMsë Zoran Zaevi. Ne si parti pranuam ftesën. Janë formuar grupet punuese që do të udhëhiqen nga sekretari i partisë, bashkë me sekretarin e LSDM-së. Do të bisedojmë gjatë ditëve të ardhshme për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme”, pohoi Sadiki.

Edhe kryetari i VMRO-DPMNEsë, Hristijan Mickovski tha se në periudhën që vjen do të ketë takime për formimin e shumicës së re e cila nuk do man*ipulojë me zgjidhjen e problemeve në ekonomi dhe shëndetësi por në rrugë të shpejtë do e dërgojë Maqedoninë në BE. Ai nuk beson në mundësinë një pjesë e grupit parlamentarë të VMRO DPMNEsë të japë mbështetje për taborin kundërshtarë. Po, atyre deputetëve që u janë afruar njerëz mis*terioz që thirren në emër të kryesisë së LSDMsë, erdhën dhe thanë dhe me neveri i refu*zuan dhe unë me neveri ref*uzoj të komentoj pazare të këtilla”, deklaroi Hristijan Mickovski kryetarë i VMRO DPMNEsë. Edhe kryetari i BDIsë Ali Ahmeti paralajmëroi fillimin e bisedimeve. Mendoj që nga sot gjërat mund të fillojnë…për bisedimet. Akoma nuk ka diçka konkrete”, deklaroi Ahmeti. Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha se në bisedime do të marrin pjesë si koalicion me Aleancën. Nuk bëjmë negociata në vete, ne jemi koalicion. Nëse na thërret dikush për negoaciata ne do të shkojmë bashkërisht. Të presim të shohim kush është mandatari, të shohim cili është vizioni i mandatarit për formimin e qeverisë” tha mes tjerash Gashi.