Nipi rrëfen bisedat e fundit me Jakup Krasniqin: Çfarë më tha nga dhoma e izolimit! Përlotja në Hagë ishte pjesa më e dhimbshme!

Nipi i Jakup Krasniqit, Dardan Krasniqi, tregoi në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, telefonatat me ish-zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili vijon të mbahet në paraburgim në Hagë.

Nipi rrëfeu se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, por mbajtja në izolim i vetëm i ka krijuar ndjesi aspak të mira. Ai tregoi se Jakup Krasniqi do të mbahet për një periudhë 10-ditore i izoluar vetëm, pa ish-luftëtarët e tjerë të UÇK, të cilët u morën edhe ata në pyetje nga Gjykata e Hagës.
Sa i takon përlotjes së Krasniqit gjatë fjalës së tij në Hagë, i nipi u shpreh se ishte pjesa më e dhimbshme, që tregonte emocionin e fortë të tij nga padrejtësia që po i bëhet popullit të Kosovës, por nga mënyra se si e arr*estuan.