Nipi i Adem Jasharit do t’a udhëheqë Ushtrinë e Kosovës!


Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka emëruar Bashkim Jashari në krye të Forcës së Sigurisë.

Ai i përket familjes legjendare Jashari, përkatësisht është djali i Rifat Jasharit.

E pas emërimit si komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka ardhur edhe reagimi nga familja.

Djali i axhes Bekim Jashari, tha se po të ishte gjallë komandanti legjendar Adem Jashari, do të ishte krenar me nipin e tij i cili tash do ta udhëheq Ushtrinë e Kosovës.

“Gjenerali nga familja jonë, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Bashkim Rifat Jashari, sot është emëruar Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtrisë tonë të ndërtuar mbi rrugën e trasuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.

“Bashkimi ashtu si në luftë krah balit Adem, babushit Hamzës e babës Shaban, edhe sot në paqe do të vazhdoj rrugën e tyre, duke kontribuar në fuqizimin e ushtrisë sonë dhe integrimin e saj në mekanizmat nderkombëtar”.

“Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë, për të cilin luftoj deri në rënien heroike të tij, bashkë me familjen dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Urime Komandant Bashkim Jashari!”.