Ninxha: “27 prilli” do të ndodhte në dhjetor, nëse KSHZ-ja vendoste në favor të opozitës

Ka pasur ankesa për zgjedhjet në dhjetor për në Tearcë dhe para ndërtesës së KSHZ-së ka pasur udhëzime nga komitetet komunale të VMRO-DPMNE deri te të gjithë anëtarët e kopshteve për fëmijë, ndërmarrjet, administrata shtetërore. Përmes Spiro Risteskit qarkullonte informacioni se nëse KSHZ nuk vendos në dobi të tyre, duhet të hyjmë në KSHZ me dhunë, 27 prilli do të ndodhte edhe në këtë periudhë nëse KSHZ vendoste në dobi të opozitës, deklaroi dëshmitari Aleksandar Vasilevski – Ninxha në seancën e sotme të organizatorëve të 27 prillit.

Vasilevski i cili është një nga 16-të të akuzuarit me gjithsej 211 vjet burg për hyrjen në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, në seancën e sotme si dëshmitarë, tha se Këshilli Gjyqësor duhet të njoftohet se gjatë këtyre dy vjet e gjysmë është nën kërcënime të vazhdueshme nga ana e strukturave të sigurisë për shkak deklaratës së tij për këtë lëndë.

“Në vitin 2015 gjatë kulmit të krizës politike u angazhova nga ana e ish drejtorit të BSP Goran Grueski. Ai më dha nofkën ‘Samuraj’. Për të mblidhja informacione të karakterit të sigurisë”, deklaroi Vasilev.

Në vitin 2016, tha Vasilev, kur ai u ndërrua mora udhëzime të jem sy dhe vesh i Nikolla Boshkovskit.

“Në shtator të vitit 2016 drejtor i DSK u emërua Vladimir Atanasovski. Kontaktet mi dha Goran Grukoski prej tij. Para se të bëhet drejtor Atanasovski u takova me të, bashkë me të ishin edhe Nikolla Boshkovski dhe Lubo Petroviç, nga Drejtoria e tretë”, deklaroi Vasilev.

Tribunat e lëvizjes qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, dëshmoi Vaslievski, ishin se dikush dëshiron të na e rrezikojë vendin.

“Ata ishin zëri i partisë VMRO-DPMNE. Kam marrë udhëzime nga Mile Janakieski, Spiro Ristoski dhe Kiril Bozhinoski”, deklaroi Vasilevski.