Udhëheqësia dhe politikanët në Maqedoni do të duhet të sjellin vendime të mëdha për të ardhmen e vendit të tyre, deklaroi ndërmjetësuesi i Kombeve të bashkuara në bisedimet midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin, Methju Nimic.
Nimic komentoi jehonën e pamjaftueshme të votuesve në referendumin e së dielës në Maqedoni, në një deklaratë për TV Antenën greke në Nju-Jork ai tha se fokusi duhet të vihet tek ata të cilët dolën dhe votuan “për”, pasi ata të cilët janë kundër edhe nuk votuan nuk ofrojnë një alternativë tjetër.