“Gjatë vizitës sime në Paris, marr pjesë në punën e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës. Një nga pikat kyçe që po diskutohet sot është zbatimi i vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Një nga vendet që më së paku i zbaton këto vendime është fqinji ynë Bullgaria, e cila nuk dëshiron të zbatojë vendimet që kanë të bëjnë kryesisht me regjistrimin e organizatës OMO Ilinden Pirin. “E kam thënë qartë se Bullgaria duhet të respektojë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe vendimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në mënyrë që të drejtat e njeriut të jenë në mënyrën e duhur”, tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski gjatë vizitës së tij në Paris.
Nikoloski shtoi se gjatë vizitës së sotme në Paris do të takohet në Senat dhe Parlament, ku do të takohet me senatorë dhe deputetë. Ai gjatë takimeve do të kërkojë që Maqedonia të marrë një datë për fillimin e negociatave me BE-në sepse qytetarët e Maqedonisë e meritojnë.
“Qytetarët e Maqedonisë nuk duhet të jenë peng i korrupsionit dhe dështimit të Zoran Zaev. Këtë duhet ta zgjidhin institucionet kompetente, por Maqedonia duhet të fillojë negociatat sepse e meriton Maqedonia dhe mbi të gjitha qytetarët e Maqedonisë. Korrupsionin dhe dështimet ekonomike do t’i zgjidhë qeveria e ardhshme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe perspektiva evropiane do të jetë e hapur për qytetarët e Maqedonisë”, tha Nikoloski.