Nikollovski: “Vetëm të bashkuar mund t’i kundërvihemi krizës ekonomike”

Nisma “Ballkani i Hapur” është shembulli më i mirë për mbështetje në drejtim të ndihmës së ndërsjelltë dhe këmbimit të papengueshëm tregtar me ushqim dhe prodhime, pa kufij dhe pa kufizime, sepse vetëm të bashkuar do të kemi fuqi t’i kundërvihemi krizës ekonomike dhe të sigurojmë ushqim të mjaftueshëm për të gjithë, theksoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski në fjalimin e tij në shtandin e vendit tonë në Panairin ndërkombëtar për bujqësi, gjueti, peshkatari dhe ekologji “Interagro 2022”, i cili në tre ditët në vijim mbahet në Bjeline.

“Jam ithtar për ‘Ballkanin e Hapur’ sepse përmes shembujve praktikë treguam se prodhimet nga Ohri dhe Gjevgjelia shumë shpejtë mund të gjenden në shtandet në Beograd dhe Novi Sad, se sa udhëtimi ynë nga Shkupi deri në Beograd. Kompanitë janë të kënaqura sepse janë lehtësuar kushtet, ekziston shirit i gjelbër në vendkalimet kufitare, procedura më të thjeshta dhe njohje e ndërsjelltë e të gjitha analizave laboratorike dhe fitocertifikatave”, tha Nikollovski.

Sipas tij, kjo do të thotë se protokolli i mallrave dhe prodhimeve po zhvillohet pa pengesa, por çka është akoma më mirë me marrëveshjen për sigurim të ushqimit mes tre vendeve anëtare të “Ballkanit të Hapur” mundësohet ajo që ne nuk e kemi si vend, ta sigurojmë nga dy vendet e tjera anëtare dhe anasjelltas, atë që ne e kemi, ta dorëzojmë më shumë tek ato.

Duke i uruar nikoqirët e Panairit për entuziazmin, profesionalizmin dhe përkushtimin me të cilin është ndërtuar ky manifestim i panairit, Nikollovski vlerësoi se të mbahet vazhdimësia prej 20 viteve në kushte të shumë sfidave dhe kohërave me trazira, është me të vërtetë sukses i madh.

Siç kumtoi MBPEU, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave kanë nderin të jenë vend partner në Panairin ndërkombëtar “Interagro 2022”, mu në prezantimin jubilar 20-vjeçar të panairit.

Gjatë atyre tre ditëve të panairit, në sipërfaqe prej 130 metrave katrorë do të prezantohen 13 kompani nga Maqedonia e veriut të cilat do të jenë në shoqëri të mbi 300 ekspozuesve nga të gjitha vendet e rajonit.