Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski akuzoi se rezultatet e testimeve për kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski janë të rreme.
Sipas tij, ka një luftë mes Dimitrievskit dhe kryeministrit teknik, Oliver Spasovski, i cili gjithashtu është nga Kumanova, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Shohim se rezultatet janë gënjyer për kryetarin e KOmunës për shkak se atje ka një betejë mes Spasovskit dhe Dimitrivskit. Të dy janë nga Kumanova dhe luftojnë se cili do të jetë sherifi lokal”, tha Niokllovski.
Ai theksoi se gjednja në Prilep është alarmante, ku siç tha ai, në dita testohen vetëm 1 persona, ndërsa rezultatet priten 5 deri 7 ditë.