Nikollovski: Të pavërteta janë lajmet se drejtoresha e Dermatologjisë me simptoma të koronës ka qenë nëpër takimet partiake dhe në dasmën time

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski sot i përgënjeshtroi shkrimet nëpër media për karantinë të funksionarëve të LSDM-së, lidhur me koronavirusin.

“I përgënjeshtroj plotësisht gënjeshtrat e publikuara nëpër media të caktuara të njohura si burime të lajmeve të rreme në lidhje me karantinën e supozuar të funksionarëve të LSDM-së lidhur me virusin korona. Lajmi i rremë është se drejtoresha me simptoma të virusit ka qenë në mbledhje të partisë dhe koordinimet, madje edhe më e pavërtetë është se ajo ka qenë prezent në dasmën time”, ka shkruar Nikollovski në statusin e tij në Fejsbuk.

Apelon që qytetarët dhe opinioni të mos u nënshtrohen lajmeve të rreme dhe tërësisht dhe rregullisht të informohen përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrit Venko Filipçe, i cili siç ka shkruar rregullisht informon për situatën me virusin Kovid-19.

“Institucionet po bëjnë gjithçka dhe janë të gatshme të ballafaqohen me rrezikun nga përhapja e virusit”, shtoi Nikollovski.