Nikollovski: Nuk shoh arsye për ndryshime në Qeveri, duhet pyetur kryeministri

Zëvendës kryeministri për luftë kundër korrupsionit, Ljupço Nikollovski në konferencën e sotme për shtyp ka mohuar ndryshimet e mundshme në Qeveri, transmeton Alsat. Nikollovski tha se Qeveria po realizon me sukses programin , por që sipas tij për këtë çështje sërish duhet pyetur kryeministri Zoran Zaev.

“Kjo qeveri politike në disa raste në Kuvend ka konfirmuar shumicën. Qeveria konfirmon se është në rrugën e duhur, ka mbështetje të plotë në Kuvend. Unë nuk shoh asnjë arsye për asnjë ndryshime, por megjithatë mandatar është kryetari i Qeverisë, dhe për këtë duhet ta pyesni kryeministrin”, tha mes tjerash Nikollovski.

Ndërkaq ministri i Bujqësisë nga radhët e Lëvizjes Besa, Arijanit Hoxha mohoi se kësaj partie do t’i merret dikasteri që ai drejton.
“Nuk besoj se ia vlen të komentohen shpekulime të llojit të tillë. Besa i ka katër deputetë në Kuvendin Republikan. Është forcë vendimarrëse në këtë qeverisje dhe besoj edhe në aspektin e projekcioneve programore edhe në realizimin e buxhetit si ministri kemi relizuar më tepër se sa projekcionet”, tha mes tjerash Hoxha.