Nikollovski nga Dojrani e ftoi Zaevin në duel televiziv

Publikisht nga Dojrani e ftoi Zoran Zaevin në duel televiziv ku do të jemi në gjendje t’i kryqëzojmë programet dhe konceptet tona në mënyrë që qytetarët të mund ta bëjnë qartë ndryshimin dhe ta mbështesin Koalicionin për “Ripërtëritje të Maqedonisë” të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe numri 14, deklaroi sot Aleksandar Nikolloski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së dhe bartës i Njësisë zgjedhore 4.

“Sot jemi në vizitë në Dojran, Dojranin e vjetër dhe të ri, më tej Vallandovë, Bogdancë, vendbanimet përreth, do të shkojmë në Udovë, Piravë, do të shkojmë në Stojakovë dhe vendbanime të tjera në këtë rajon për të biseduar me njerëzit për atë se çfarë janë nevojat e tyre, mundimet e tyre. Por, në të njëjtën kohë për ta prezantuar edhe projektin e programit Rindërtimi i Maqedonisë”, tha Nikolloski.

Sipas tij, turizmi edhe pavarësisht potencialit të madh, këtu nuk është zhvilluar në periudhën e kaluar dhe siç tha ai, “duhet të bëhet shumë, kryesisht në drejtim të subvencionimit të atyre që janë të përfshirë në turizëm, në mënyrë që të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime më të mira të cilat do të mund të tërheqin numër më të madh të turistëve”.

“Gjithashtu krijimi i një marke Maqedoni, apo një marke Macedonia që duhet ta markojë vetëm vendin tonë, në mënyrë që të vijnë më shumë turistë. E dini, ka pasur raste në të kaluarën kur turizmi rritej fuqimisht, ndërsa për fat të keq këto vite turizmi stagnon. Për më tepër, ndarja e sektorit të turizmit nga Ministria e Ekonomisë dhe bashkimi me Ministrinë e Kulturës, e cila do të formonte një ministri të re të quajtur Ministria e Kulturës dhe Turizmit, duke ndjekur shembullin e destinacioneve më të zhvilluara në botë, gjegjësisht vendet më të zhvilluara në botë të cilat angazhohen në turizëm, në mënyrë që të vendoset fokus i plotë në zhvillimin e turizmit. Ky është premtimi ynë kryesor në periudhën e ardhshme”, tha ai.

Ai theksoi se nuk do të lejojnë që uji të privatizohet në Dojran.

“Ajo që ne nuk do të lejojmë është privatizimi i ujit, ju e dini që kryetari i Komunës së Dojranit donte ta privatizonte ujin, ju e dini që njerëzit u ngritën në një referendum dhe nuk e lejuan atë. Qëndrojmë të vendosur në atë premtim se nuk do ta lejojmë privatizimin e ujit”, porositi Nikolloski.