Nikollovski: Me rastin te Mavrovasja, Qeveria tregoi vendosmëri të fuqishme dhe kështu duhet të vazhdojë

Me rënimin e ndërtimit joligjor te Mavrovsja, Qeveria tregoi qëllim dhe vendsosmëri të fuqishme që nga vet filliimi, dhe konsideroj se në këtë kontekst duhet të vazhdojmë që ta tregojmë këtë joselektivitet dhe gatishmëri që t’i sjellim punët në rend dhe të mos ketë përjashtim për askënd, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp zëvendës kryeministri për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe resurseve njerëzore, Lupço Nikollovski.

Kur duhet të rënohen objekte, potencoi Nikolovski, vazhdimisht diçka na mungon dhe nuk mundet komuna ose nuk ka buxhet, përplasen kompetencat ose bijnë tenderë.

“Po ndodhin manipulime të ndryshme, me qëllim që të shmanget drejtësia ose vendimi, të cilin në rastin te Mavrovasja e pamë që në fillim dhe në çka personalisht insistova nga vetë fillimi i formimit të Qeverisë dhe konsideroj se në këtë kontekst duhet ta vazhdojmë atë joselektivitet dhe gatishmëri, që pa marrë parasysh për çka bëhet fjalë, t’i sjellim në rend dhe të mos ketë përjashtim për askënd”, deklaroi Nikollovski.

Ai tha se ka marrë pjesë në negociatat për marrëveshjen e koalicionit në kuadër të Qeverisë dhe se gjatë verës u bisedua shumë hollësisht për të gjitha temat, të cilat janë pjesë e marrëveshjes së koalicionit, duke përfshirë edhe bashkimin e institucioneve.

“Këtë do ta mbikëqyri dhe për këtë kam mandat, për bashkimin dhe racionalizimin e institucioneve”, deklaroi Nikollovski. Projektet, të cilat i ka Ministria e shoqërisë informatike dhe administratë, tha ai, parashikojnë zvogëlim të inspektorëve prej 23 në 13 dhe këtë do ta implementojnë në këtë mandat.