Nikollovski: Kushtetuta është e qartë, Kuvendi është shpërndarë dhe nuk mund përsëri të konvokohet

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandër Nikollovski sot ka deklaruar se Kuvendi nuk mundet përsëri të konvokohet pasi është shpërndarë dhe se për këtë çështje Kushtetuta është e qartë.

“Të qarta janë dispozitat e Kushtetutës së Maqedonisë si dhe aktet pozitive ligjore, ashtuqë njëherë Kuvendi i shpërndarë nuk mund të kthehet dhe të mblidhet”, ka thënë Nikolloski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me kërkesën për thirrjen e seancës urgjente nga ana e LSDM-së.

Lidhur me datën e re të zgjedhjeve parlamentare, ai ka thënë se është degjutante dhe jonjerëzore sjellja e liderit të LSDM-së Zoran Zaev dhe LSDM-së në kushte kur shumë njerëz janë sëmurë nga virusi korona, mijëra njerëz humbin vendet e punës dhe për keqardhje dhjetëra familje i kanë humbur të afërmit e tyre, ndërsa shumë njerëz ende luftojnë për jetën e tyre.

“Kjo është një sjellje jonjerëzore e LSDM-së. Nëse zgjedhin përsëri për të qindtën herë të shkelin Kushtetutën dhe të mos kujdesen për shëndetin e qytetarëve dhe mirëqenien kuptohet se VMRO-DPMNE në atë moment do të mblidhet me organet e saja dhe do të sjiell vendime që do të jenë në linjë të Kushtetutës, ligjeve por edhe në mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies ekonomike të qytetarëve”, ka thënë Nikollovski.

Sipas tij, LSDM-ja dëshiron të shpëtojë nga përgjegjësia e krimeve që kanë bërë.

I pyetur se çka do të ndodhë me listat e kandidatëve, Nikollovski ka thënë se ata janë përcaktuar nga KSHZ.