Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Ljupço Nikollovski, në konferencë për shtyp pas përfundimit të zgjedhjeve, tha se zgjedhjet e sotme lokale kanë qenë të qeta dhe demokratike.
Ai i uroi institucionet për zbatimin e zgjedhjeve, të cilat i vlerësoi si demokratike. Ndërsa shtoi se koalicioni i udhëhequr nga LSDM do të shënojë fitore të sigurt, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Urojmë instituticionet për zbatimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike. Fushata e drejtë sot rezultoi me zgjedhje të qeta. U regjistruan parregullsi të vogla. Votimi me fingerprint, ishte kusht i OBRM-PDUKM-së që të votojnë ndryshimet në Ligjin Zgjedhor dhe ne si parti demokratike i përkrahëm. Koalicioni i udhëhequr nga LSDM edhe këtë herë do të realizojë fitore të sigurt”, tha Nikollovski.
Ai gjithashtu tha se do të dalin sërish në konferencë për shtyp pasi të marrin rezultatet e para.