Nënkryetari i OBRM-PduKM-së, Aleksandar Nikollovski tha se që kur është LSDM në pushtet nëpër rrugë ka shumë kokainë.
“Asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq kokainë sa këto tri vitet e fundit. Të gjithë e kemi pa se si është shitur kokainë nëpër rrugë. Naqe Çulev erdhi në krye të Ministrisë dhe menjëherë kemi aksion. Ky është dallimi”, tha Nikollovski.