Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski akuzoi pushtetin e kaluar se vetëm është fotografuar për rrugën Tetovë-Prizren dhe se nuk ka projekt për të njëjtën.
Nikollovski tha se për këtë rrugë nuk është paraparë ndërtim i autostradës, por ndërtim i magjistrales.
“Sërish duhet të jemi korrekt. E di se kështu dikujt nuk do t’i pëlqejnë përgjigjet. Fillimisht nuk është paraparë askund autostradë Tetovë-Prizren, është paraparë rrugë magjistrale Tetovë-Prizren, që ka dallim të madh.
Po duam që të ndërtojmë rrugë magjistrale Tetovë-Prizren dhe do të ndërtojmë rrugë magjistrale Tetovë-Prizren, me projekt të mirë, me financim të siguruar dhe me kontraktues të zgjedhur. Deri tani nga kjo nuk ka pasur asgjë nga ana jonë, nga ana e Kosovës duhet të përgjigjet Qeveria e Kosovës”, pohoi mes tjerash Nikollovski./tv21.tv