Nikollovski dhe Grubi: Është e papranueshme që Paunovski nuk respekton vendimet e Qeverisë

“Paunovski e di që inspektoratet marrin 104 punësime, 15 prej të cilave janë për Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe janë jashtë atyre për sa i përket përfaqësimit të drejtë, është e papranueshme të mos respektohen vendimet e Qeverisë”.

Kështu thonë në një kumtesë të përbashkët zv.kryeministri dhe ministri i Sistemit Politik Artan Grubi dhe zv.kryeministri për Luftën Kundër Korrupsionit, Ljupço Nikollovski.
Ata thonë se administratorët shpërndahen në një institucion tjetër nga sektori publik në një pozicion të përshtatshëm në të njëjtin nivel, pra në një punë për të cilën punonjësi plotëson kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në aktin për sistemimin e vendeve të punës në institucionin ku ai është caktuar.

“Këta persona janë tashmë të punësuar, ata nuk kanë nevojë për fonde shtesë, dhe sipas Planit, pas shpërndarjes në institucione specifike, puna e tyre do të vlerësohet sipas kritereve të sistemit të meritës. Personeli administrativ që është i vendosur nuk është zëvendësues i kërkesave të rregullta për institucione, siç janë kërkesat e inspektorateve. Aplikimet për punësime të reja kalojnë nëpër një procedurë të veçantë, krejtësisht të veçantë që nuk preket në asnjë mënyrë nga këto paraqitje”.

“Prandaj, Qeveria në seancën e saj të 43-të ka miratuar vendim mbi 104 punësime të reja të inspektorëve në inspektorate, duke udhëzuar Ministritë e Financave, Ministrinë e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës dhe Ministrinë e Sistemit Politik të miratojnë planet vjetore për punësimin e shërbimeve të inspektimit, dhe në veçanti për Inspektoratin Shtetëror të Tregut”, thonë Nikollovski dhe Grubi.
Ata shtojnë se këto janë punësime të reja që në asnjë mënyrë nuk kanë të bëjnë me shpërndarjen e punonjësve ekzistues sipas përfaqësimit të drejtë.