Nikolloski: “Në Ukrainë ka lu*ftë, jo operacion ushtarak”


Nënkryetari i VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikolloski është kategorik se ajo që po ndodh në Ukrainë është akt lu*fte.

“Askush nuk e priste një lu*ftë evropiane në dekadën e tretë të shekullit të 21-të. Është tmerr, nuk ka fjalë për të shprehur atë që po ndodh. Kam parasysh ndarjen e civilëve dhe ushtarëve. Kur disa nga njëra palë vdesin, justifikohet, ndërsa kur vdesin të tjerët jo. Këto janë jetë njerëzore të humbura. Kjo është lu*ftë, agresion, nënshtrim i popullit. Akti më i keq në njerëzim”, thotë Nikolloski në emisionin “Samo Vistina”.

Duke folur për presidentin Stevo Pendarovski, nënkryetari i OBRM-PDUKM-së tha se “ai ka krijuar një mit për veten se është intelektual i madh”.
“Ai është njeri bosh pa karakter të tij, negociator i mirë kur ulet në rreth, dëgjoj që të gjithë më përgojojnë mua, Mickoskin, Zaev. Dua t’i them atij se populli është pro maqedonas, jo pro rus apo proukrainas”, shtoi Nikolloski.