Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, seancën e djeshme ia ka kushtuar situatës aktuale politike dhe ekonomike në vend si dhe ndodhive brendapartiake ku janë shqyrtuar një sërë çështjesh kadrovike.
Me këtë rast, Qendra për komunikim e kësaj partie njofton se Nikolla Micevski do të jetë koordinator i ri i koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE në Kuvendin e Maqedonisë. Micevski sot njëzëri është zgjedhur nga kolegët e tij deputetë në koordinimin e grupit parlamentar me propozim të koordinatorit të deritanishëm Dragan Danev.
“Nikolla Micevski është deputet me përvojë i VMRO-DPMNE-së nga Shtipi, ndërsa për koordinator të ri është propozuar nga koordinatori i deritanishëm Dragan Danev, i cili për arsye personale është tërhequr nga funksioni koordinator. Njëherësh informojmë se deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit ‘Për Maqedoni më të mirë’ në të ardhmen do të veprojnë si një grup parlamentar. Në mbledhjen e rregullt të Komitetit ekzekutiv janë konstatuar dorëheqjet e Daniella Rangellovës dhe Lluka Kërzhalloskit nga pozicionet kryetar i Unionit të Grave respektivisht Unionit të Forcave të Reja, ndërsa ka sjell vendim të fillohet me procedurë për shpalljen e procedurës për zgjedhje e trupave të rinj udhëheqës në Unionin e Grave dhe Unionin e Forcave të Reja”, thuhet në komunikatën e partisë./Pacensure