Nikolla Gruevski sërish javën e fillon në seancë gjyqësore


Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për lëndën “Dhuna në Komunën Qendër”, transmeton Portalb.mk.

Në lëndën “Dhuna në Qendër” të akuzuar janë 14 persona, në mesin e të cilëve dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangelova.

Në seancën e mëparshme, fajin për ngjarjet para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013, e pranuan i akuzuari i katërt, Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe u dënuan me kusht. Për të akuzuarin e shtatë Dimçe Kërstev, megjithatë, zhvillohet procedurë e ndarë.