Nikolla Gruevski nuk është më kryetar nderi i VMRO-DPMNE-së

Komiteti Qendror i VMRO-DPMNEsë mbrëmë vonë e ka konfirmuar vendimin e Komitetit ek*zekutiv që të autorizohet lideri i partisë Hristijan Mickoski të negociojë për formimin e shumicës së re parlamentare. Kryetari i komisionit statutar të partisë, Pançe Toshkovski pas përfundimit të KQ të VMRO-DPMNEsë ka deklaruar se vendimi është sjellë njëzëri.

Krahas kësaj, në seancën e mbrëmshme të Komitetit Qendror është sjell edhe vendimi për ndryshimin e Statutit të partisë që siç tha Toshkovski, “është në drejtim të demokratizimit më të madh të partisë”. Një nga ndryshimet është ajo që ku*fizohet mandati i kryetarit të partisë, ose ai do të mund te drejtojë partinë dy mandate dhe eventualisht edhe një nëse zgjidhet me dy të tretat e shumicës në Kongres. Risi është edhe ajo që kërkesë për mbajtjen e Kongresit të jashtëzakonshëm do të mund të dorëzojnë një e treta e anëtarëve të Komitetit qendror, jo si tani dy të dretat. Ndryshimet parashikojnë edhe përfaqësim të barabartë të burrave dhe grave në organet e partisë.