Nikolla Dimitrov në takim ministrash në Selanik

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov, së bashku me homologët e tij nga Maqedonia, Bullgaria dhe nikoqir nga Greqia, do të merr pjesë në takimin e katërt ministror në Selanik, me ftesë të ministrit alternativ për Punë të Jashtme, Jorgos Katragoulos.

Takimi katërpalësh ka filluar mbrëmë me darkë mes katër ministrave, ndërsa pjesa e punës do të fillojë sot, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Është paraparë që temat për diskutim të përfshijnë çështje në lidhje me zhvillimin, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të Ballkanit.

Përveç ministrave për punë të jashtme në mbledhje është paraparë që të marrin pjesë edhe përfaqësues të Ministrive të Ekonomisë të katër vendeve.