Nike do të “fiket” për një javë

Stafit në selinë e korporatave të Nike në Oregon i është dhënë një javë pushim për të mbështetur shëndetin e tyre mendor, përpara kthimit në zyrë në shtator.
Nga sot e deri të premten, firma amerikane do të “fiket” për t’u dhënë punonjësve një pushim pas një viti të vështirë.

“Merrni kohë për t’u çlodhur, për t’u çliruar dhe për të kaluar kohë me të dashurit tuaj”, tha kreu i firmës Matt Marrazzo në një mesazh për stafin.
Një numër në rritje i punonjësve kanë raportuar se ndjehen të lodhur, ndërsa pandemia zvarritet dhe shumë vazhdojnë të punojnë nga shtëpia. Firmat e mëdha amerikane si Apple, Uber dhe banka Wells Fargo gjithashtu kanë vonuar planet që stafi të kthehet në zyrë pasi in*feksionet rriten në të gjithë SHBA-në.

Duke bërë njoftimin në Linkedin javën e kaluar, Marrazzo i tha stafit të Nike “Mos punoni” – duke shtuar se viti i kaluar ishte “i vrazhdë” dhe ata “po jetonin një ngjarje traumatike”.
Sipas raporteve Nike ka pasur një vit të suksesshëm, me shitjet dhe aksionet e saj.
LinkedIn gjithashtu u dha punonjësve të tij një javë pushim në prill.