Press Online
SHOWBIZ
“Ngulet shpesh”, Rron Gjinovci flet për vajzën e dajës së tij Fjolla Morinën
PressE hënë | 18 Prill 2022
Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina së fundmi ka festuar ditëlindjen e saj të 36 – të ku të ftuar ishin miq e familjarë të saj. Si dhe personazhe të shumtë publik.
Në mesin e tyre ishte edhe Rron Gjinovci, djali i hallës së Fjolla Morinës. Gjinovci ka “zbuluar” edhe “të metat” e Fjollës duke thënë se “ngulet shpesh”. Tek veçoritë e mira të këngëtares, Gjinovci përmendi sinqeritetin e saj.
“Fjolla e ka një send shumë të mirë, është shumë e sinqërtë. Vërehet, nuk është që maskon najsend, është shumë e sinqertë edhe në publik. I njëjti person si në shtëpi si në familje”, tha ai për “Mirage”, transmeton Express Rozë.
Ndërsa tek veset e saj të këqija, Gjinovci tha se këngëtarja “ngulet shpesh” dhe hapet shumë me të tjerët. “Ngulet shpesh”, tha ai duke qeshur. “Hapja e saj e tepërt i kthehet si bomerang edhe revanzh”, tha ai tutje. “Shpresoj që ka me kanë e lumtur gjithë”, u shpreh ai duke uruar këngëtaren për ditëlindje.