Ngufati 32 gra të moshuara, instaluesi rus i ujit thotë se nuk i kujtohet sa pensioniste ka mbytur


Instaluesi rus i ujit i njohur si “ngufa*tësi i të moshuarave”, po akuzohet për vra*sjen e 32 grave të moshuara gjatë dy viteve.

Radik Tagirov, 39-vjeç, ka kryer kri*m*e të tmerrshme në pjesën lindore të Moskës. 19 vra*sje të pretenduara kanë ndodhur vetëm në qytetin Kazan, transmeton Telegrafi.

Vrasë*si serik baba i dy fëmijëve, gjithashtu mori nofkën “Volga maniak”, i cili prezantohej si punëtor social apo zyrtar për mirëmbajtjen e apartamenteve.


Gratë e moshuara, kryesisht nga 75 deri në 91-vjeçe, ia hapnin derën për t’u futur – më pas ai i sul*monte duke i nguf*atur me duar apo peshqir në fytyrë, e krejt në fund ua vidhte paratë.

“I kam ngu*fatur, me duar. I mbaja derisa nuk rrëzoheshin”, tha Tagirov.

Të gjitha 32 vras*jet kanë ndodhur gjatë periudhës 2011-2013, e hetimet për raste tjera të mundshme po vazhdojnë.

Kryesi i veprave krimi* nale kishte shmangur policinë për vite të tëra, kurse i dyshuari u arre**stua pas analizimit të mbi 10 mijë studimeve gjenetike që zbuluan autorin e krimeve.

“Pranoi fajin, ka qarë”, tha një burim i afërt me policinë ruse.

Ai u tha hetuesve se “nuk mund të kujtohet” sa pensioniste kishte mbytur, madje theksoi se “nuk i ka numëruar”.