Ngritje drastike e çmimeve të produkteve

Nëpër marketet më të mëdha të Maqedonisë së Veriut këtë javë ka pasur kontrrolle nga përfaqësuesit e web-faqes “Cenometar.mk” ku sipas asaj që kanë analizuar çmimet janë rritur në mënyrë drastike. Ndërkaq, Ministri i Financave Fatmir Besimi thotë se në periudhën prill-qershor të këtij viti, parashihet ngrirja administrative e marzheve

Edhe pas paralajmërimeve të Qeverisë dhe Ministrisë së Financave për marzha të ngrira gjatë kësaj jave Cenometar.mk ishte në terren për të parë nga afër se si është situata lidhur me çmimet në tregjet më të mëdha të vendit. Gjatë kontrollëve vërehet ngritje drastike e çmimeve të produkteve.

Disa nga produktet me çmime më të larta që shiten janë:
Një paketim me 30 vezë nga 172 në 225 denarë rritje për 40 den!
Paketim me nga 10 vezë është shtrenjtuar për 10 denarë!
Vaji është rritur nga 5 deri 10 denarë varësisht prej marketeve!

Mielli ose është tërhequr nga shitja ose është shtrenjtur përafërsisht 10 denarë më shumë varësisht prej marketeve!
Pashtetë pule Argeta është rritur për 2 denarë!
Mish i freskët viçi prej 80-10 denarë ngritje për kilogram!
Pulë e freskët është rritur prej 30-60 denarë!
Pemët dhe perimet nuk kanë ndonjë ndryshim mirëpo nuk vëreheshin nëpër rafte!
Nga ajo që mund të shihet vërejmë se çmimet janë pa kontrollë.

Ndërkaq, në kolumnën javore të ministrit të Financave Fatmir Besimi thuhet se janë ndërmarë masa që i referohen amortizimit të rritjes së çmimeve të ushqimeve, çmimeve të karburanteve, efikasitetit energjetik dhe përkrahjes për kompanitë.

Ulëm normën preferenciale të TVSH-së për produktet ushqimore bazë nga 5% në 0%. Kjo vlen për produktet bazë si buka, sheqeri, mielli, vaji i lulediellit, qumështi, mishi i freskët, orizi dhe vezët.
Pavarsisht situatës reale në teren, Besimi thotë se në periudhën prill-qershor të këtij viti, parashihet ngrirja administrative e marzheve, për parandalimin e fitimeve mbi normale./KlanMacedonia/