Ngritet padi penale ndaj drejtorit të shkollë fillore në Sllatinë, ja përse


SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër E.H. (63) nga rajoni i Tetovës, drejtor i një shkolle fillore në fshatin Sllatinë, për dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”. Po ashtu, kallëzim penal është ngritur edhe kundër G.Sh. (42) nga rajoni i Tetovës, i punësuar në Agjencinë për Punësim, për dyshimin se ka kryer veprën penale “Pakujdesi në kryerjen e detyrës zyrtare”.

I dyshuari i parë, në periudhën nga 02.09.2024 deri më 19.09.2024, pa miratim paraprak nga komuna e Tearcës, ka angazhuar dy persona si mësues, duke vepruar në kundërshtim me nenin 9, paragrafi 4 të Ligjit për Mësues dhe Bashkëpunëtorë Profesionalë në Shkollat Fillore dhe të Mesme. I dyshuari i dytë, më 02.09.2024, ka regjistruar në sistemin e punësimit këta mësues, ndërkohë që miratimi për punësimin e tyre nga komuna e Tearcës është marrë më 19.09.2024.