Nga prokuroria njoftojnë se prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngrotur padi pensle kundër një personi për veprën penale – Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve sipas nenit 353, paragrafi 1, të Kodit Penal.
E akuzuara, në cilësinë e drejtoreshës organizative të një institucioni publik shëndetësor – Klinika Universitare për Toksikologji, ka tejkaluar autorizimet e saj zyrtare me qëllim që të mundësojë përfitim të paligjshëm për 17 persona. Duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave, Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për mbrojtjen shëndetësore, në maj të këtij viti, ajo ka nënshkruar marrëveshje pune me personat për angazhimin e tyre në Klinikë, dhe më pas ka lëshuar urdhëra pagese retroaktive me të cilët u ka paguar kompensim mujor për një angazhim të pretenduar të mëparshëm. Në listë kishte shtuar edhe persona me të cilët nuk ishte nënshkruar asnjë marrëveshje, por të cilëve gjithashtu u ishte paguar kompensim për punë të pretenduara. Në këtë mënyrë, buxheti i Klinikës ishte dëmtuar për një shumë prej 659,781 denarë, ndërsa personave të angazhuar u ishte mundësuar përfitim i paligjshëm.