Ngritet padi penale kundër një punonjësi të një bastore sportive në Tetovë, kishte shpenzuar 50 mijë denarë nga qarkullimi ditor në aparate

Policia e Tetovës ka ngritur kallëzim penal ndaj 31-vjeçarit B.I. nga rajoni i Tetovës për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “shmangie”. Sipas kallëzimit, më 17.07.2024, në një bastore sportive ku ai ishte i punësuar, B.I. kishte luajtur në aparate dhe kishte shpenzuar 50,000 denarë nga qarkullimi ditor.