Ngritet padi ndaj tetovarit, ka ndërtuar objekt pa leje ne një parcelë që nuk ishte e tij


SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër G.M.(42) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “uzurpim i patundshmërisë” dhe “ndërtim pa leje”. I padituri në cilësinë e investitorit gjatë vitit 2014 ka ndërtuar objekt pa posedim të dokumentacionit përkatës në parcelat kadastrale në atarin e fshatit Pirok që janë në pronësi shtetërore dhe të drejtën e shfrytëzimit e ka pasur një person juridik nga Tetova prej datës 26.10.1999 për një periudhë 30 vjeçare, i padituri ka ndërtuar objekt pa posedim të dokumentacionit përkatës.