Ngritet kallëzim penal ndaj të punësuarës në Spitalin e Tetovës e cila kishte inçizuar pacientët dhe videot i kishte hedhur ne rrjete sociale

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër n 47-vjeçares nga Koçani, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “punë nga pakujdesia në shërbim” dhe “inçizim i paautorizuar”.

Më datë 28.11.2023, e paditura e punësuar si pastruese, në një spital klinik në departamentin e psikiatrisë, ka filmuar pa autorizim një pacient dhe më pas ka publikuar videon në një rrjet social, duke dëmtuar kështu reputacionin dhe nderin e pacientit. Pa Censurë