Ngritet kallëzim penal ndaj një personi nga Poroj i Tetovës, ishte kapur nga policia duke blerë drogë nga një kosovar

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër E.B (31) nga fshati Poroj i Tetovës dhe L.R (22) nga Kosova me banim në Tetovë, për shkak të dyshimit për veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe vendosje në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Me datë 30.07.2023 në Tetovë, zyrtarët policorë kanë kryer kontrolle të personit të parë të raportuar, gjatë të cilit kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, të cilën e kishte blerë nga personi i dytë i raportuari.