Ngritet kallëzim penal ndaj 58-vjeçarit nga Treboshi, gjatë kontrollit në banesë i gjendet armë ndërsa në veturë kokainë

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër Z.L.(58) nga fshati Trebosh, Tetovë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “prodhim të pa autorizuar, mbajtjen, ndërmjetësimin dhe tregtimin e armëve apo lëndëve plasëse”. Më datë 03.01.2023, punonjësit e policisë kontrolluan banesën e të paraqiturit, ku gjetën dhe sekuestruan fishekë 12 milimetrash për një pushkë gjuetie, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Golf”, në pronësi të deklaruesit, gjetën dhe sekuestruan kokainë.