Ngritet aktakuzë për 7 protestues për rastin “Monstra”

Prokuroria Themelore Shkup sot deri në Gjykatën Penale Shkup ka dorëzuar aktakuzë kundër 6 personave pjesëmarrës në protestën e “Monstës” për të cilët më herët ishte kërkuar masa e parabu*rgimit. Të gjithë akuzohen për veprën penale, për pjesëmarrje në turmë që do të kryej vepër penale në bazë të Nenit 385 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përveç aktakuzës, të akuzuarve është propozuar që t’i vazhdohet masa e paraburgimit, për shkak siç thonë nga prokuroria, arratisjes dhe mundësisë që përsërisë veprën. Për të njëjtën vepër penale është ngritur aktakuzë edhe për një person tjetër, për të cilin Prokuroria sot i propozoj Gjykatës që t’i caktoj masën e paraburgimit, për shkak të rrezikut nga arratisja.

Prokuroria themelore publike Shkup I ndjekë shtatë të akuzuarit, sepse më 26 shkurt, si pjesëmarrës në tubimin publik të qytetarëve në Shkup – protestë për aktvendimin e lëndës “Monstra” ishin pjesë e turmës e cila me veprim të përbashkët kreu dhunë ndaj nëpunësve policorë dhe personave të tjerë të pranishëm. Njëherë, të akuzuarit dhe tani për tani persona të tjerë të panjohur filluan bashkërisht të veprojnë ndaj nëpunësve policorë, duke hedhur me gurë, pllaka begatoni, shufra metali dhe mjete të tjera, në tentim që të shpërthejnë kordonin policor.

Si rezultat I kësaj me lëndime të rënda kaloi një gazetar I pranishëm në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduar ishin edhe 11 nëpunës policorë. Protesta e 26 shkurtit u mbajt për të shprehur revoltën për aktvendimin në rastin “Monstra” ndërkaq u dërgua mesazh se shqiptarët duan rikualifikim edhe të rasteve tjera siç thanë “të montuara” sikurse “Almiri 4-vjeçar” dhe “Alfa”. Arr*estimet dhe parabu*rgimet po bëhen për shkak se protesta eskaloi pasi kordoni policor pengoi marshin protestues e ndërkaq këta të fundit në shenjë revolte sulmuan policë me gurë dhe shufra metalike.