Ngritet aktakuzë e re ndaj Merkos, ka emëruar një drejtor shkolle në mënyrë të parregullt

Prokuroria Themelore Publike Strugë ka dorëzuar aktakuzë kundër një personi për veprën penale – Shkelje në shërbim nga neni 353-c paragrafi 1 të Kodit Penal.

I akuzuari, si zyrtar – kryetar i komunës së Strugës, më 31.01.2022, me rastin e emërimit të ushtruesit të detyrës së drejtorit në një shkollë fillore komunale në fshatin Labunishtë, ka shkelur dispozitat ligjore për veprim të ndërgjegjshëm. Me këtë ka marrë vendim dhe ka emëruar një person i cili nuk ka qenë punëtor, siç parashikohet në nenin 118 të Ligjit për arsimin bazë dhe nuk ka pasur përvojë adekuate të punës në punë edukativo-arsimore siç parashihet në nenin 109 të Ligjit. .

Kështu, i akuzuari ka bërë të mundur që personi të emërohet në detyrë dhe t’i paguhet paga si ushtrues detyre drejtor për 19 muaj, i cili i ka shkaktuar shkollës një dëm në shumën totale të pagave dhe kontributeve të paguara pa bazë.Pa censurë