Ngrihet padi penale ndaj një personi nga një fshat i Tetovës, me forcë e kishte futur një vajzë në veturën e tij

Një tridhjetë e një vjeçar është i dyshuar për rrëmbimin e një vajze nga Tetova dhe për sulm fizik ndaj saj, njoftoi pasdite Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç shpjegohet në njoftim, nga ana e SPB – Tetovë, është bërë një padi penale kundër S.K. nga fshati Tenovë, Tetovë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “privimi i paligjshëm nga liria”.
– Më 22 mars në Tetovë, i akuzuari me forcë ka futur një vajzë në automjetin e tij dhe më pas e ka sulmuar fizikisht, thuhet në njoftim.