Ngrihet alarmi i kuq, moti i keq godet Italinë, gjithë vendi ‘noton’ në ujë

Moti i keq goditi pasditen e djeshme Italinë. Shirat e dendur kanë përmbytur shumë qytete dhe rrugë të Italisë. Në Siçili ka rrëshqitje të mëdha toke, ndërsa ishujt e Ezolit janë izoluar.
“Për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të tokës dhe ortekëve të shkaktuar nga moti i keq i këtyre orëve, unë ftoj të gjithë qytetarët të shmangin drejtimin drejt zonës Bellunos”, – deklaroi prefekti i Venetos, Luca Zaia.

Gjendja alarmante paraqitet në zonat e Alto Vicentinos, Trevigiana Pedemontana dhe territorin e provincës së Bellunos.
Mediat italiane bëjnë me dije se disa familje janë evakuuar, pasi ditën e sotme pritet që stuhi të tjera edhe më të forta të godasin vendin fqinj.