Ngrihet aktakuzë për tre persona për zjarrin tek Spitali Modular në Tetovë!

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën kompetente kundër tre personave fizik dhe një personi juridik lidhur me zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë.

Dy të pandehurit e parë akuzohen se kanë kryer vepër penale – Krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme sipas nenit 292 paragrafi 4 c.v. me nenin 288 paragrafi 4 c.v. me paragrafin 2 të Kodit Penal i akuzuari i tretë ka kryer veprën penale – Mos respektimi i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë sipas nenit 206 paragrafi 1 të Kodit penal, ndërsa personi juridik i akuzuar ka kryer vepër penale – Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm sipas nenit. 288 paragrafi 5 c.v. me paragrafin 4 c.v. me paragrafin 2 dhe veprën penale – Mosveprimi sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë sipas nenit 206 paragrafi 2 c.v. me paragrafin 1 të Kodit Penal.