Gjykata Penale në Shkup ka ngrirë disa prona që lidhen me hetimet për Bankën Postare të Prokurorisë Speciale. PSP njoftoi se gjykata ua ka pranuar kërkesën për të ngrirë pasuritë e të dyshuarve Ratko Dimitrovski dhe Tome Gllavçev – “Noel eksport-import”, Gjevgjeli dhe shtypshkronja “Evropa 29” nga Koçani. Kështu, sikurse me pronat e VMRO DPMNE-së, Dimitriovski dhe Gllavçev nuk munden as ti shesin e as ti japin me qira pronat të cilat janë pjesë e hetimit, derisa të mbarojë procedura.
“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale në Shkup, solli vendim për sigurim të përkohshëm të pasurisë që është pjesë e hetimit për rastin “Banka Postare”. Me këtë masë, është siguruar patundshmëri e personave juridik “Evropa 92” nga Koçani, dhe “Noel Eksport Import” nga Gjevgjelia, si dhe prona që është në emër të pronarëve të tyre, të dyshuarve Ratko Dimitrioski dhe Tome Gllavçev. Janë ngrirë edhe pasuritë e firmave të tjera ku kemi dyshim se kanë shkuar para të paligjshme si “Turistko” nga Koçani, “Bennton” nga Gjevgjelia, “Noel Kompani” nga Gjevgjelia dhe “Noel Plus” nga Bogdanci”, thuhet në njoftimin e PSP-së.