Nga Kopshtin Zoologjik të Shkupit njoftojnë se ka ngordhur një luan i moshës 16-vjeçare.
“Me dhimbje dhe trishtim të madh ju informojmë se sot, në moshën 16-vjeçare, na la luani ynë Zhika, i cili kishte ardhur në Shkup nga kopshti zoologjik i Beogradit. Luanët në natyrë jetojnë nga 10 deri në 14 vjet, ndërsa Zhika ynë kishte 16. Luani Zhika, duke pasur parasysh moshën e tij të avancuar, vitin e kaluar filloi të zhvillonte tumore në disa pjesë të trupit. Për këto, në muajin shkurt, me një ekip të plotë profesorësh dhe veterinerësh nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, u kryen ndërhyrje kirurgjikale dhe ato u hoqën, por gjendja u përkeqësua në dy ditët e fundit. Menjëherë u reagua nga ekipi i ZOO Shkup, së bashku me ekipin e veterinerëve nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare. Bëmë gjithçka që mundëm, luani mori terapi, por fatkeqësisht nuk arriti ta përballojë
Gjithmonë elegant, me krifën e tij madhështore, tërhiqte vëmendjen e të gjithë vizitorëve. E donin si fëmijët, ashtu edhe të rriturit, por më shumë punonjësit. Kjo është një humbje e madhe për të gjithë ne “, thuhet në njoftimin e Kopshtit Zoologjik Shkup.