Rosie lindi në vitin 1991 dhe mbante titullin jozyrtar të “maces më të vjetër në botë”.
Rosie, macja më e vjetër në botë, ka ngordhur. Pronarja e saj, Lila Brisset, së fundmi i dha lamtumirën Rosie-s, maces së butë me qime trikolore, e cila besohet të ishte më e vjetra në botë.
Macja ngordhi në moshën 33-vjeçare në shtëpinë e saj në Norwich, MB, sipas një raporti në New York Post.
Në qershor, Rosie mbushi 33 vjeç dhe vdiq në një moshë ekuivalente me 152 vite në vitet e njeriut.
Lila, e cila e kishte adoptuar Rosie-n kur ishte kotele, tha: “Më mungon shumë. Ajo nuk ndihej shumë mirë së fundmi dhe një ditë thjesht hyri në korridorin e shtëpisë, u shtri dhe ngordhi. Megjithatë, kemi shumë kujtime të bukura dhe jam e lumtur që kaluam kohë bashkë.”