Ngjitëset e tabelave “NMK” shiten në internet për 50 denarë


Ngjitëset e tabelave “NMK” u shfaqën në shitje në faqet e internetit, me çmim prej 50 denarë.

Ndërsa ka një nxitim në stacionet e kontrollot teknik, disa faqe kanë shfaqur postime që ofrojnë ngjitëse edhe me dërgesë në adresën e shtëpisë me kargo, dhe gjithashtu pretendojnë se janë rezistente ndaj ndikimeve të jashtme.

Paraprakisht, Ministria e Punëve të Brendshme kishte vendosur që ngjitësit me shenjën NMK të jenë në përgjegjësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Ngjitëset do të jenë falas për qytetarët dhe do të duhet të ngjiten në targa”, njoftoi ministria javën e kaluar.

Stacionet e kontrollit teknik janë të mbushura me njerëz këto ditë.