Ngjiten pankarta në Shkup, zotëri Blinken, gjatë samitit të OSBE-së në Shkup, Ministri Osmani i ashtuquajtur Pacienti, vodhi 2 milion euro

Diçka e pazakontë ndodhi mbrëmë gjatë qëndrimit të sekretarit amerikan të shtetit Blinken, në Shkup.

Në fakt, gjatë largimit të tij për në aeroport, në një prej urave në Shkup, u paraqit një transparent ku thuhej: “Mr Secretary, during OSCE Summit Minister Osmani aka The Pacient stole 2 mil €”, që në përkthim don të thotë “Zotëri Blinken, gjatë samitit të OSBE-së në Shkup, Ministri Osmani i ashtuquajtur Pacienti, vodhi 2 milion euro”.

Ende nuk dihet kush e ka vendosur transparentin, por kushdo që ka qenë ka zgjedhur menyrë kreative për ta përçuar deri tek autoriteti i sekretarit të shtetit amerikan porosinë e korrupsionit të lartë në vend, aferave të cilat dolën në shesh rreth tenderit të Eurovia për organizimin e samitit, apo edhe tenderi për vetura në vlerë gatise 1 milion euro.