Ngjela: Në Kosovë dërgon më shumë mall Serbia se Shqipëria, faji është i të dy shteteve

I ftuar në emisionin ”Ekopolitikë” në ”RTV Ora” nga gazetari Besart Kadia, avokati Spartak Ngjela tha se Shqipëria dhe Kosova nuk kanë pasur vullnet politik për të pasur një treg të përbashkët.

Ngjela u shpreh se Serbia dërgon më shumë mall në Kosovë, dhe në Shqipëri sjell më shumë mall bujqësor Greqia sesa Kosova.

Spartak Ngjela: ‘‘Ka afrim ndërmjet tregut shqiptar dhe tregut të Kosovës? Kush i ka ndaluar? Vullneti politik i dy qendrave. Ka marrëveshje për prodhim të përbashkët? Fare. Ka për unifikim e doganave fare? Fare. Në Kosovë çon më shumë mall Serbia sesa Shqipëria. Edhe këtu sjell më shumë prodhim bujqësor Greqia sesa Kosova. I kujt është faji? I të dy shteteve sepse nuk kanë bërë marrëveshje. Këta nuk pranuan tregun e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Dhe në momentin që do vinte tregu i përbashkët, do vinin ndërmarrjet e përbashkëta. Këta nuk kanë një investim, ku të dyja shtetet të kenë investuar në një impiant bashkë.”