Ngjarjet në Gjimnazin e Gostivarit, sqarohet drejtori Xhezi Kamberi

Duke dashur të ndaloj përhapjen e dezinformatave dhe të pavërtetave vendosa të demantoj këto zëra në lidhje me ngjarjen e 13.04.2018.

Në periudhën e kaluar isha i  sulmuar, ofenduar në praninë e kolegëve vetëm me një qëllim , të inicohet konflikt dhe të shkarkohem nga funksioni –Drejtor.

Dëshuroj të njoftoj opinionin e gjërë se më date 13.04.2018 në ora 14:00, kam qenë i sulmuar dhe i provokuar me fjalë nga më të poshtrat në zyrë të arsimtarëve nga ana e Bejtulla Kamberit.

I njejti si i tërbuar,  pas disa minutave erdh në zyrën time për ta vazhduar zënkën, dhe me ndihmën e disa arsimtarëve  e larguam  nga zyra.

Profesori dhe ish  ushtruesi i detyrës drejtor,  Dritan Imeri i emëruar nga ana e kryetarit të Komunës, Arben Taravari , gjatë tërë ditës është sjellur vërdallë nëpër kafeterit pranë shkollës tonë, duke keqpërdorur pushimin mjeksorë dhe duke qenë i nxitur nga ana e Bejtulla Kamberit, profesori Dritan Imeri, mer rolin e të fortit duke më sulmuar ne hyrje të shkollës.

Menjiherë pas kësaj janë informuar në kohë organet e drejtësisë, të cilët reaguan në kohë dhe punojnë në drejtim të zbardhjes së rastit.

Kryetari i komunës, Arben Taravari duke mos qenë mirë i njoftuar dhe me informata të servuara nga njerëzit e involvuar në këtë katrahurë, akuzoi pa bazë se në Gjimnaz ushtrohet dhunë  dhe etiketon publikisht në nivel shumë të ulet pa fije turpi  individ të caktuar me fjalët : “ish të burgosur ose si individ problematik” pa argumente, me të vetmin qëllim të përfitimit të poenëve politik.

Dhuna filloi pikërisht me mos respektimin e ligjit për emërim dhe shkarkim të drejtorëve dhe emërimin e njerëzve në bazë aktivitetit partiak dhe duke anashkaluar aftësitë dhe vlerat profesionale.

Informojmë z.Taravarin se i emëruari  i tij  drejtori Dritan Imeri bëri keqpërdorime të shumta për një periudhë të shkurtër tremujore të ushtruesit të detyres, duke përfshirë shumë segmente  të punës në shkollë nga e cila do të përmend vetëm disa nga ata.

Në mënyrë selektive ushtroi mobing ndaj të punësuarve duke u etiketuar, fyer dhe duke përdorur  kërcënime nga më të ndryshmet, e cila situatë dukshëm ndikoi  në klimën e shkollës dhe prishjen e mardhënjeve ndërkolegjiale.

Në mënyrë joligjore shkarkoi anëtarët e Këshillit drejtues të cilët kishin mandat  dhe formoi në shkollë dy Këshille paralele me të cilin veprim bëri shkellje të rëndë të ligjit, e njëjta situatë ndodhi edhe me Këshillin e prindërve të shkollës.

Individ të caktuar partiak kan qenë të shpërblyer me mjete finansiare për punë që nuk i kan kryer,, Bejtulla Kamberi është paguar si zëvendës drejtor  dhe kujdestar klase duke mos e kryer atë detyre” dhe në këtë mënyrë duke dëmtuar finansiarisht shkollën.

Kujtojmë Arben Taravarin se  ai paraqet një figurë publike dhe me deklarata të tilla duke më akuzuar mua si Drejtor shkolle për orkestrim të kësaj ngjarje , shkakton huti në opinion  dhe  dëmton imazhin tim personal dhe publik.

Unë dhe familja ime jemi të njohur në qytet për koontributin që kemi dhënë në ngritjen             çështjes kombëtare, arsimore dhe asnjëherë nuk kemi qenë inicues problemeve të kësaj natyre, prandaj ju sugjeroj të zgjidhni fjalët me të cilat i drejtoheni opinionit dhe që janë pjesë e vokabularit tuaj.

Me respekt;

Xhezi Kamberi, drejtor i Shkollës së Mesme Komunale